"Letra e diskutimit"
~ Drejtuar Lëvizjeve për Edukim në mbarë globin ~
Hyrja:
Gjatë takimit ndërkombëtar që u mbajt në Mynih (Gjermani) në fund te Nëntorit të vitit 2009,aktivistët e Lëvizjes për Edukim nga Austria, Gjermania dhe Spanja u mblodhën dhe e shkruan letrën në vijim.
I lusim grupet në mbarë Evropën dhe në pjeset tjera te botës që ta shqyrtojnë këtë tekst dhe ta japin mendimin e tyre në united4education@riseup.net. Reagimet do të publikohen në http://emancipating-education-for-all.org
dhe do të diskutohen në Kongresin për Edukim në Maj të 2010-ës në Bohum (Gjermani), shpresojmë, së bashku në një numër sa më të madh.Është jetike/esenciale të krijojmë një marrëdhënie të fuqishme në mes të Lëvizjeve për Edukim.
Qëllimi ynë është që të nisim diskutimet mbi konceptin e edukimit dhe të mbledhim sa më shumë përvoja nga grupet lokale në mënyrë që të formulojmë një qëndrim që do të reflektonte unitet dhe llojllojshmëri/diversitet në përpjekjen për edukim të lirë/falas dhe emancipues.
Vizioni:
Në mënyrë që ta kemi një vizion të qartë,është esenciale (thelbësore) ta pyesim veten se çfarë roli social do të duhej të kishte sistemi edukativ në shoqëri.
Për më tepër,një lëvizje për edukim - qoftë në nivel lokal apo global - duhet ta definoj “edukimin” dhe ta përfshijë definimin e vet në kuadër të diskursit social për edukimin.
Teksti në vazhdim përshkruan konceptin bazik për edukim të lirë/falas dhe emancipues.Ne besojmë që edukimi,përveç trajnues duhet të jetë edhe kritikues.Ai duhet të jetë falas dhe të ketë qasje nga të gjithë individët, duke synuar që t'i aftësojë njerëzit t'i kuptojnë dhe të kenë qasje kritike ndaj konflikteve të interesit që i rrethojne sikundër të mendojnë rreth rolit të tyre perbrenda shoqërise dhe te jenë shtysë për ta ndryshuar atë në mënyrë aktive. Në këtë mënyrë,edukimi nënkupton emancipimin.Në anën tjeter,trajnimi është i vetmi aftësim që ofrohet në tregun e punës.
Edukimi falas dhe emancipues, në të cilin kanë qasje të gjithë,është parakusht për secilën shoqëri që ta konsideroj veten demokratike, meqenëse edukimi kritik është katalizator në zhvillimet politike.
Sistemi edukativ - "përplasja e interesave":
Ne e kuptojmë sistemin edukativ si një platformë e disa interesave qe pjesërisht janë në kundërshtim me njëra-tjetrën,si: interesat ekonomike,interesat shtetërore dhe interesat e institucionalizuara fetare.
Që të tre interesat e lartëpërmendura janë strukturalisht në kundërshtim me interesin që njerëzve t’u jepet mundesia e zgjedhjes së rrugës që duhet ta marrë jeta e tyre. Ky interes,për dallim nga të tjerët,nuk është i organizuar ende. Emancipimi u lejon njerëzve të jetojnë jetë te vetëpërcaktuara.Është në duar të aktivistëve të edukimit kritik që të organizohen dhe të forcojnë interesat e emancipimit përbrenda strukturave të platformave ekzistuese të interesave.
Interesat e tanishme dominuese - në veçanti ato të natyrës ekonomike – funksionojnë në menyrë globale.Për këtë arsye ne jemi të bindur se mund të jemi të suksesshëm në përpjekjen tonë vetëm duke bashkëpunuar dhe duke u bashkuar në luftën tonë globale.
Ne solidarizohemi me të gjithë ata që luftojnë për edukim të lirë/falas dhe emancipues në mbarë botën.